Specialja sot mban konferencë lidhur me rastin e Gucatit dhe Haradinajt

Specialja sot mban konferencë lidhur me rastin e Gucatit dhe Haradinajt

 Të mërkurën pritet të mbahet një konferencë e Dhomave të Specializuara në Hagë, lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e dy pjesëtarëve të OVL-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, raporton Gazeta “Enigma”.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Drejtuesit e OVL së UÇK-së janë në paraburgim që nga viti i kaluar.

Më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor.

Ndërkaq, në kalendarin e ngjarjeve të Dhomave të Specializuara, po ashtu bëhet e ditur se me 21 korrik, konferencë e ngjashme do të mbahet edhe për rastin e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin, dhe të tjerëvë./Gazeta Enigma.

Related Articles