Gjoshi e thumbon Kurtin: Nuk ia prishi vetës rehatinë në hotelin luksoz, nuk u kthye te qytetari i varfër dhe i helmuar

Gjoshi e thumbon Kurtin: Nuk ia prishi vetës rehatinë në hotelin luksoz, nuk u kthye te qytetari i varfër dhe i helmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndrojë në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi”, në Greqi. Ndërsa siç dihet, në Deçan mbi 1000 persona janë helmuar nga uji i pijshëm, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka reaguar për situatën e krijuar në Deçan pas tre dite, atëherë kur numri i rasteve të helmimit filloi të rritet.

Ndërsa, për këtë ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi.

Gjoshi, përmes një statusi në “Facebook” tha se Kurti u vendos para dilemës nëse duhet të qëndrojë në hotelin luksoz apo të kthehet në Deçan, derisa ky i fundit sipas tij vendosi të qëndrojë në hotel luksoz pa e lëvizur këmbën.

“Në momentin e parë që u ndodh para dilemës (1) të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo (2) të kthehet në Deçan te qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar – Albin Kurti vendosi të mos e prish rehatinë e tij. Ai nuk mori mundimin t’i lëviz këmbët”, shkroi Gjoshi në Facebook.

Në momentin e parë që u ndodh para dilemës (1) të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo (2) të kthehet në Deçan te…Posted by Betim Gjoshi on Tuesday, July 13, 2021

Related Articles