“Aktualisht nuk është e mundur të vlerësohet një datë për një vendim gjyqësor në gjyq, sepse kanë mbetur një numër hapash në çështje,” thuhet në një përgjigjje zyrtare të Gjykatës Speciale drejtuar Gazetës “Enigma” rreth gjykimit për Thaçin dhe të tjerët.
Sipas rregullave të procedurës, “pasi prokuroria të ketë mbyllur çështjen e saj, Mbrojtja mund të paraqesë mocione duke kërkuar rrëzimin e ndonjë ose të të gjitha akuzave.”
Këto mocione, bashkë me vendimet e Trupit Gjykues mbi to, do të përcaktojnë hapat e mëtejshëm.
Më pas, “Avokati i Viktimave do të ketë mundësinë të paraqesë çështjen e tij,” ndërsa “secili prej ekipeve të Mbrojtjes do të ketë mundësinë, nëse dëshiron, të paraqesë çështjet e veta dhe të thërrasë dëshmitarë për të mbështetur çështjet e veta,” shtohet në njoftim.
Për të diskutuar ecurinë dhe hapat e ardhshëm, “një konferencë statusi është planifikuar për 23 prill,” çka do të sjellë më shumë qartësi mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi gjyqësor.
Përgjigjja e plotë e Speciales:
Aktualisht nuk është e mundur të vlerësohet një datë për një vendim gjyqësor në gjyq, sepse kanë mbetur një numër hapash në çështje.
Sipas rregullave, pasi prokuroria të ketë mbyllur çështjen e saj, Mbrojtja mund të paraqesë mocione duke kërkuar rrëzimin e ndonjë ose të të gjitha akuzave.
Në pritje të çdo mocioni të tillë dhe vendimeve të Trupit Gjykues mbi to, pas kësaj, Avokati i Viktimave do të ketë mundësinë të paraqesë çështjen e tij.
Pas kësaj, secili prej ekipeve të Mbrojtjes do të ketë mundësinë, nëse dëshiron, të paraqesë çështjet e veta dhe të thërrasë dëshmitarë për të mbështetur çështjet e veta.
Një konferencë statusi është planifikuar për 23 prill për të diskutuar hapat e mëtejshëm në çështje. /Gazeta Enigma/