Prishtina dhe Ballkani do të përballen në xhiron e ardhshme në Superligë.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy skuadrave të dielën, me një numër të madh të tifozëve të pranishëm.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se ky takim nuk do të luhet me orarin e zakonshëm si ndeshjet e tjera, por do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, nën dritën e reflektorëve, gjë që e bën edhe më fantastike këtë përballje në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kujtojmë se Prishtina renditet në vendin e 5-të me 11 pikë, kurse Ballkani në vendin e parë me 19 pikë.