Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Prizrenit është bërë me rezonancë magnetike.
Vitia tha se për rezonancën e re magnetike në Spitalin e Prizrenit janë investuar rreth 1 milion euro.
“Tani e tutje në shërbim të diagnostikimit të saktë të sëmundjeve për pacientët në rajonin e Prizrenit. Nga ky shërbim i ri do të përfitojnë edhe qytetarët e Kukësit”, shkroi Vitia.
Tutje, Vitia tha se lista e pritjes nga më shumë se 1 është bërë 3 muaj, ndërsa sipas tij, funksionalizimi i rezonancës në Prizren do ta ulë listën e pritjes në minimum.