Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u trajtuar 97 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 75 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 75 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+ 24 pacientë post-covid në Klinikën Infektive

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

14 të konfirmuar pozitivë

10 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë /Gazeta Enigma/

Related Articles