S’respektohet vendimi i Kushtetueses – Dështon edhe tentativa e sotme e Kuvendit

S’respektohet vendimi i Kushtetueses – Dështon edhe tentativa e sotme e Kuvendit

Për të 52-tën herë me radhë ka dështuar seanca për konstituimin e këtij institucioni, raporton Gazeta Enigma.

Kjo ishte paraparë të jetë edhe seanca e fundit para skadimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Por kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seancë të re do ketë nesër nga ora 14:00.

Pas kësaj dite, deputetëve u ndalohet çdo vendim dhe veprim në drejtim të konstituimit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 24 korrik.

Masa e përkohshme e Kushtetueses e përcakton ndalesën nga 27 korriku deri më 8 gusht. 

Related Articles