Stano i kundërpërgjigjet Kosovës që po kërkon heqjen e masave: Gjithçka që po ndodhë në terren ka ndikim negativ

Stano i kundërpërgjigjet Kosovës që po kërkon heqjen e masave: Gjithçka që po ndodhë në terren ka ndikim negativ

Raporti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel, që është duke u hartuar rreth asaj nëse Kosova i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm  në mënyrë që të hiqen masat ndëshkuese ndaj saj është ende duke u finalizuar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjatë një konference.

“Raporti është ende duke u finalizuar” u shpreh ai.  

Tutje ai shton se veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e gjashtë njësive të së ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” të Serbisë në Kosovë, kanë ndikim negativ në deeskalimin e situatës, derisa thekson se kjo ishte edhe arsyeja se pse Kosova është ndëshkuar, raporton Gazeta Engima.

“Masat ishin prezantuar si një përgjigje për hapat e njëanshme e pakoordinuara që çuan në më shumë eskalim dhe nuk e ndihmuan deeskalimin. Ato [masat] ishin ndërmarrë për të motivuar autoritetet e Kosovës për të punuar në deeskalim, pra sigurisht që gjithçka që po ndodh në terren dhe që ka ndikim negativ në përpjekjet që çojnë në deeskalim, do të merren parasysh dhe do të përfshihen në raport”. / Gazeta Enigma

Related Articles