Një i mitur ka humbur kontrollin mbi veturën të cilën ka qenë duke e drejtuar, ku si pasojë, ka marrë lëndime trupore vetë ai dhe personi që po e shoqëronte.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor.
“Suharekë 01.05.2021 – 18:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) duke vozitur automjetin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë i dyshuar dhe pasagjeri i tij viktima mashkull kosovar. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF, janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia. Gazeta “Enigma”.