Suharekë: Nëna lajmëron policinë, tash e katër ditë nuk e di ku është vajza e saj

Suharekë: Nëna lajmëron policinë, tash e katër ditë nuk e di ku është vajza e saj

Një nënë nga Suharekë ka njoftuar policinë se vajza saj është zhdukur.

Këta të fundit në raportin 24-orësh kanë njoftuar se tash e katër ditë nuk dihet vendndodhja e viktimës. 

“Suharekë 14.02.2025-13:00. Me 17.02.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport. 

Rasti është duke u hetuar. /Gazeta Enigma

Related Articles