Sulm me vezë gjatë vizitës së Kurtit në Skenderaj

Sulm me vezë gjatë vizitës së Kurtit në Skenderaj

Një incident ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Sipas informacioneve të para, gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga dega e LVV-së në Skenderaj dhe po ashtu janë publikuar pamje, ndërsa akoma s’dihet kush qëndron prapa këtij veprimi.

Ndërkohë, kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se sulmi i sotëm me vezë ndaj Kurtit në Skenderaj , “është dëshmi që Sami Lushtakut ju ka lagë baruti”.

“Ky sulm është dëshmi  e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në. Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jasharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë. Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vëmendje me skandale”, shkroi Mehani.

Related Articles