Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani.
Një person vrau me thikë tre persona ndërsa tetë të tjerë i plagosi.
Autoritetet gjermane kanë dhënë detaje të reja për rastin e ndodhur në Solingen të Gjermanisë.
Sipas tyre i dyshuari është një 26-vjeçar sirian i cili u vetëdorëzua dhe pranoi krimin.
“Përfshirja e këtij personi aktualisht është nën hetim intensiv”, thanë ata.
Sulmi, për të cilin grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë, ndodhi të premten në mbrëmje në një festival që shënonte historinë 650-vjeçare të qytetit. /Gazeta Enigma