Sulmi në Gramsh: Çfarë akuzash ka ngritur prokuroria ndaj rusëve dhe ukrainasit?

Sulmi në Gramsh: Çfarë akuzash ka ngritur prokuroria ndaj rusëve dhe ukrainasit?

Prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar për çështjen e rusëve dhe ukrainasit që hynë në uzinën e Gramshit,  tre akuza që lidhen me spiunazh.

“Neni 214, sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë,  neni 237  goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta”.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas  incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ata patën përplasje me rojet ushtarake në momentin që  njëri prej tyre tentoi të  futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë.

Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka.

Gjendja e tyre shëndetësore u përmirësua pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërkohë ka dyshime se tre të huajt mund të jenë agjentë, por pretendimi i tyre është se ata janë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura. /abcnews.al

Related Articles