Sulmohen seksualisht dy vajza të mitura në Drenas, 40-vjeçari dhe 16-vjeçari iu ofrojnë para për seks

Dy vajza të mitura, njëra e moshës 13 e tjetra 15-vjeçare, kanë qenë pre e ngacmimit seksual, në Drenas.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se të dyshuarit F.M., i moshës madhore dhe i dyshuari i tjetër, i mitur, kanë tentuar t’i joshin dy viktimat për shërbime seksuale. Sipas informacioneve të para, të njëjtit iu kanë ofruar edhe para vajzave, me qëllimin që t’i bindin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Por fatmirësisht vajzat shpëtuan pasi dikush denoncoi rastin në Polici dhe viktimat u shoqëruan në stacion policor, ku kanë rrëfyer në detaje rastin para hetuesve policorë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Sulm seksual”.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që prek personin tjetër me qëllim seksual ose e cyt personin e tillë të prekë kryesin apo personin tjetër për qëllim seksual, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vjet”.

Related Articles