Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj profesoreshës së mjekësisë Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovcit.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma, duke njoftuar se ajo është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër) , e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Me rastin po merren njësitet përkatëse.