Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht në Podujevë, raporton Gazeta Enigma
Rasti dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh derisa të shtunën është ndaluar një person i cili dyshohet për veprën penale “sulm seksual”.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ndaj të dyshuarit Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin masës së paraburgimit”, tha Ulaj. /Gazeta Enigma
Sulmohet seksualisht e mitura në Podujevë, Prokuroria jep detaje
