Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Cërrikut, teksa një përplasje mes adoleshentësh ka sjellë plagosjen e njërit prej tyre, i cili ndodhet në situatë kritike.
Sulmi ka ndodhur në fshatin Shtëpanjë, dhe autori i sulmit, i kapur nga forcat e rendit, është 15-vjeçari me inicialet N.P. ndërkohë që i plagosuri P.M. është në gjendje të rëndë, i shtruar në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.