Superkupa “Kosovë – Diasporë”: Llapi ngre lartë trofeun, fiton ndaj FC Kosova Dusseldorf

Superkupa “Kosovë – Diasporë”: Llapi ngre lartë trofeun, fiton  ndaj FC Kosova Dusseldorf

Llapi e ka fituar Superkupa “Kosovë – Diasporë”, e cila ka mposhtur me rezultat prej 2:0 FC Kosova Dusseldorf, në ndeshjen e zhvilluar sot.

Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, ka vënë përballë fituesin e Kupës së Kosovës – Llapin, dhe fituesin e Kupës, FC Kosova Dusseldorf.

Franksioni i parë i ndeshjes është mbyllur me epërsi 1:0 për Llapin, me golin e shënuar me kokë nga Drilon Fazliu në minutën e 8′, pas një harkimi nga Benjamin Emini.

Ndërsa në pjesën e dytë erdhi edhe goli i dytë, teksa Benjamin Emini realizoj të dytin në minutën 90+5′, për rezultatin përfundimtar të këtij takimi, i cili më tepër kishte karakter vëllazëror sesa rivalizues, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles