Emocionet e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojnë edhe sot me dy ndeshje interesante, shkruan Gazeta Enigma.
Prishtina – Llapi dhe Ulpiana – Drita janë dy takimet e sotme që luhen nga ora 14:00, në kuadër të xhiros së 27-të.
Prishtina dhe Llapi ende nuk është vendosur se ku do të luhet, pasi kryeqytetasit po insistojnë të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” e një gjë të tillë nuk ia ka aprovuar FFK-ja.
Brenda orëve të ardhshme pritet të dihet se ku do të luhet kjo ndeshje.
Ndeshja tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ulpianës dhe Dritës.
Vendasit e kanë trenin e fundit për të kapur hapin për mbijetesë, ndërsa mysafirët në luftë për titull.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë në ora 14:00.