Albi Mall Superliga do zhvillohet sot me dy ndeshje interesante, shkruan Gazeta Enigma.
Sfida shumë interesante priten në Prishtinë ashtu edhe në Gjilan, me të dyja sfidat që luhen me fillim nga ora 13:00.
Gjilani është nikoqir i Llapit, me skuadrën e Debatik Currit që kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive, ku në katër sfidat e fundit nuk dinë për humbje.
Në anën tjetër llapjanët pas disfatës së fundit në shtëpi nga Dukagjini, kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.
Prishtina takohet me Ferizajn në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me dy skuadrat që nuk dinë për fitore në katër xhirot e fundit.
Kryeqytetasit kanë humbur edhe pozitën e parë dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja, derisa ferizajasit synojnë të largohen të pamposhtur nga kryeqyteti.
