Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar disa nene të Statutit dhe Rregullores së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilat ndalonin në mënyrë automatike punësimin e kandidatëve që kishin familjarë në të njëjtën njësi akademike.
Në aktgjykimin e datës 10 dhjetor 2025, Gjykata i dha të drejtë paditëses B. P., duke konstatuar se këto ndalesa shkelin parimet kushtetuese të barazisë dhe ligjet në fuqi për punësimin dhe konfliktin e interesit.
Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar:
- Nenin 153, paragrafët 3 dhe 4 të Statutit të UP-së, i cili ndalonte zgjedhjen e kandidatëve që kanë persona në marrëdhënie familjare të punësuar në njësinë përkatëse akademike.
- Nenin 7, paragrafin 6 të Rregullores nr. 2/254, e cila përcaktonte ndalesa specifike për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm me lidhje familjare (si prind-fëmijë, vëlla-motër, etj.).
