Supremja vendos në favor të ushtarëve që nuk kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit

Supremja vendos në favor të ushtarëve që nuk kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit

Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar kërkesën e Institutit Demokratik të Kosovës për anulimin e një pjese të Rregullores së Qeverisë së Kosovës për kompensimin e udhëtimeve zyrtare.

Lajmi u bë i ditur nga KDI-ja, ndërsa e paditur në rast ishte Qeveria e Kosovës.

Bëhet fjalë për një grup ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët i ishin drejtuar KDI-së për të kërkuar ndihmë ligjore pasi nuk po kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit kur shërbenin më shumë se një muaj, transmeton Klankosova.tv

Pas shqyrtimit të rastit, KDI-ja njofton se ka gjetur se rregullorja në fuqi i vendoste ata në një pozitë të padrejtë.

“Gjykata Supreme tani e ka vërtetuar këtë, duke konfirmuar se rregullorja kishte tejkaluar ligjin dhe duhej ndryshuar”.

“Ky vendim është një hap i rëndësishëm për drejtësi dhe trajtim të drejtë të ushtarëve tanë, dhe një dëshmi e ndikimit që mund të ketë raportimi i qytetarëve dhe puna jonë për llogaridhënie”, ka vlerësuar ky Institut, i cili e ka publikuar edhe vendimin e Supremes.

Related Articles