Suspendohen nga puna dhe arrestohen policët që ushtruan dhunë ndaj qytetarit në Klinë

Suspendohen nga puna dhe arrestohen policët që ushtruan dhunë ndaj qytetarit në Klinë

Në media sot qarkulloi një video ku tre policë shihen duke e goditur fizikisht një burrë të prangosur, raporton Gazeta Enigma.

Të njëjtit janë arrestuar dhe suspenduar nga detyra, kanë njoftuar nga Inspektorati Policor.

Ata theksuan se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, ka arrestuar sot tre zyrtarët policorë, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit (zyrtarë policorë) janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha se viktima e policëve ishte i dyshuar për kanosje dhe “tentimi apo asgjësimi i pasurisë së huaj”, ndërsa ndaj tij është përdorur dhunë edhe pas prangosjes, siç u pa në pamjet e kamerave të sigurisë. Ai tha se policët e përfshirë janë intervistuar sot.

Related Articles