Një zyrtar i policisë me gradën e kapitenit është suspenduar nga detyra përkohësisht.
Ai dyshohet se në gjendje të dehur kishte rrezikuar jetën e dy qytetarëve derisa ishte duke vozitur në Gjilan.
“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila)”, njofton Inspektorati i Policisë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.
“Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm” . Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, njofton IPK përcjell.