Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, kanë nënshkruar në Qafë Morinë të Gjakovës, marrëveshjen e kontrollit të përbashkët kufitar.
Ky nënshkrim u bë në prani të organeve policore dhe doganore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Me ç’rast që të dy ministrat u shprehen se pas këtij akti zyrtar ndërshtetëror do të krijohen rrethana lehtësuese për banorët e të dy anëve të kufirit. /Gazeta Enimga
Sveçla dhe Balla nënshkruajnë protokollin për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri
