Sveçla e konfirmon: Po zhvillohet aksion kundër ekstremizmit, ka arrestime – hetimet vazhdojnë

Sveçla e konfirmon: Po zhvillohet aksion kundër ekstremizmit, ka arrestime – hetimet vazhdojnë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion lidhur me rastet e ekstremizmit dhe dhunës ndaj institucioneve, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se ka arrestime, por numri përfundimtar ende nuk dihet, pasi aksioni është ende në vazhdim.

Ndërkohë u raportua se një aksion i Policisë po ndodhë në Kaqanik.

“Po flitet se ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet për shkak se aksioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet ligjzbatuese janë të angazhuara për të luftuar çdo formë të ekstremizmit apo dhunës që dëmton institucionet dhe pjesëtarët e tyre”, theksoi ai.

“Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë informacion”. / Gazeta Enigma.

Related Articles