Sveçla: MPJ po angazhohet për lirimin e ish-policit Spahiu nga Serbia

Sveçla: MPJ po angazhohet për lirimin e ish-policit Spahiu nga Serbia

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Ministria e Jashtme është duke punuar që ish-polici Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë nga Serbia, raporton Gazeta “Enigma”.

“MPJ është duke u angazhuar që ky qytetar i Republikës së Kosovës të lirohet sa më shpejt dhe këso rastesh të mos ndodhin më”, tha Sveçla para mediave duke hyrë në Kuvend.

Sveçla nga gazetarët u pyet nëse polici i ndaluar në Serbi, Arbnor Spahiu, ka qenë i angazhuar në Policinë e Kosovës në vitin 2023, Sveçla tha shkurt: “Jo”!

Kujtojmë se ish-polici Salihu u arrestua ditë më parë në Serbi, ndërsa i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Ai po dyshohet për “Vrasje të rëndë” nga Serbia për rastin Banjska të vitit 20223.

Related Articles