Sveçla: Ndalohen motorët e borës në Brezovicë

Sveçla: Ndalohen motorët e borës në Brezovicë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar Brezovicën pas aksidentit të 22 janarit në qendrën e skijimit brenda shtigjeve të skijimit, ku një motor bore u aksidentua me një skiator, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Gjatë kësaj vizite ai u takua me kryetarin e komunës së Shtërpcës Dalibor Jevtic.

Tutje ai është takuar edhe me komandantin e policisë të Komunës së Shtërpcës, Dragan Stefanovic, ku folën për çështje të sigurisë dhe menaxhimit të ri të qendrës së skijimit.

Kjo pasi këtë sezon Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë nën menaxhim këtë qendër.

Sfeçla është zotuar që mjetet motorike nuk do operojnë me në qendrën e skijimit përveç atyre emergjente. Ai gjithashtu deklaroi se rrugët do të jenë të kalueshme.

Kjo për faktin se ditën e aksidentit, e që aksidente të tilla me motor bore në këtë zonë prej vitesh janë bërë problem për vizitorët, ekipet mjekësore janë vonuar për shkak të bllokimit të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve vend e pa vend!./Gazeta Enigma/

Related Articles