Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel.
“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt”.
“Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.
Tema e urës është diskutuar dje në Bruksel gjatë takimeve të ndara të emisarit Mirosllav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.