Sveçla për Astrit Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme

Sveçla për Astrit Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook e ka kujtuar Astrit Deharin në shtatëvjetorin e vdekjes së tij, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, “drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme”.

“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme”, shkroi ai në Facebook.

“Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Kujtojmëm se Dehari ka vdekur në burgun e Prizrenit, në rrethana ende të paqarta. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles