Sveçla për kidnapimin e policëve: Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele

Sveçla për kidnapimin e policëve: Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, kanë folur në lidhje me rastin e kidnapimin të policëve të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Sveçla, ka deklaruar se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llune.

“Është e qartë se ky akt kriminal është bërë në shenjë hakmarrjeje për arrestimin e kriminelit Llume, Ajo çfarë është duke ndodhur është sjellja e një Serbie kriminele e cila me vite e dekada është duke vepruar njëjtë”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma

Related Articles