Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ligji për Paga është drejt finalizimit.
Gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rural, Sveçla tha se pas dakordimit të detaje finale me Ministrin e Financave, ky lig sipas tij do të dërgohet për miratim në Qeveri.
“Sa i përket Ligjit për Pagave është e vërtet që unë kam deklaruar që në fund të marsit do ta dërgojë në Qeveri këtë Ligj. Ligjit për Pagat është në fazën përfundimtare për sa i përket MPB-së. Jemi në periudhën e dakordimit të detajeve të fundit me MF-në, duke pas parasysh qëllimin tonë që ky Ligj të reflektojë edhe mundësitë buxhetore të Kosovës që të mos kemi një ligj që pastaj të jetë i pa implementueshëm”, ka thënë Sveçla./Gazeta Enigma/