Qeveria e Kosovës nuk do të tërhiqet nga zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe kartat e identitetit. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, gjatë një interviste në studio e Klan News.
Svelça deklaroi se ka të dhëna që incidentet në veri mund të rinisin edhe përpara datës 1 Shtator nga faktori kriminal që mbështet nga Serbia, nën influencën e Rusisë.
Pavarësisht situatës, Ministri i Brendshëm theksoi se nuk ekziston opsioni i një shtyrje të re të afatit, pasi institucionet e Kosovës janë të vendosura që të shtrijnë autoritetin e tyre në të gjithë vendin, pasi kanë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe të KFOR-it.