Këtë të martë në Podujevë është therur një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, raporton Gazeta “Enigma”.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, për Gazetën “Enigma” tha se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.
“Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti është dërguar në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asajëtorakale. Gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile”, tha Syla. /Gazeta Enigma/