Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka qëndruar në Kroaci me rastin e konferencës ASDA, e cila u mbajt të enjten më 13 qershor 2024 në Hotel “Ëestin” në Zagreb, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit të këtij vendi, Zdravko Jakop.
Siç njofton ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Jakop bashkë me Sylën konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer të mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës.
“Bashkëpunimi i mbrojtjes ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës ka për qëllim kryesisht mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizatat dhe iniciativat euroatlantike dhe rajonale, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu, shumë anëtarë janë shkolluar në Akademinë Ushtarake Kroate ‘Dr.Franjo Tuxhman’”, u tha në njoftimin e ministrisë kroate të Mbrojtjes.
Me këtë rast, Sekretari i Shtetit kroat shprehu mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës në procesin e anëtarësimit në integrimet euroatlantike.