Sytë sërish kah Tirana – Rama pret sot liderët e rajonit

Sytë sërish kah Tirana – Rama pret sot liderët e rajonit

Kryeqyteti shqiptar, Tirana edhe sot do të jetë epiqendër e një eventi të rëndësishëm teksa pret Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), raporton Gazeta Enigma.

Lajmin e bëri të ditur një ditë më parë kryeministri Edi Rama, duke theksuar rëndësinë që ky event ka për pozicionin diplomatik të Shqipërisë në rajon.

“Sërish, Shqipëria në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 qershor 2025 zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e rajonit drejt integrimit evropian” – citohet se deklaroi Rama.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë një takimi të ministrave të jashtëm në Sofje, ndërsa samiti i parë u mbajt në Kretë në vitin 1997. Që prej atëherë, SEECP ka shërbyer si një platformë e rëndësishme për dialog dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit, me synimin për të forcuar paqen, stabilitetin dhe integrimin evropian.

Related Articles