Szunyog dënon dhunën që ndodhi në Parlamentin e Kosovës

Szunyog dënon dhunën që ndodhi në Parlamentin e Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, e ka dënuar dhunën që ndodhi sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës.

Ai i quajti zhgënjyese këto skena dhe tha se në parlament nuk ka vend për sulme fizike, por duhet të mbizotërojë diskursi dhe shkëmbimi i ideve.

“Skena zhgënjyese të dhunës u panë sot në Parlament”, ka shkruar Szunyogu në Twitter.

“Parlamenti nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themele bazë të demokracisë”.

Related Articles