Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shpërndarë konkluzat e miratuara nga takimi i Këshillit Evropian mbajtur më 20 dhe 30 qershor.
Liderët evropianë dënojnë dhunën e shkaktuar në veri të Kosovës dhe bëjnë thirrje për shtensionim të situatës.
“Konkluzione me rëndësi të miratuara në Këshilli Evropian: shtensionim i menjëhershëm bazuar në tri elemente: Zgjedhje të menjëhershëm në katër komunat veriore dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thekson Szunyog.
“Dështimi për shtensionim do të ketë pasoja negative. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet rruga e vetme për normalizim”, ka shtuar ai.