Tahiri e quan ambasadorin Berishaj “sekser të Kurtit”

Tahiri e quan ambasadorin Berishaj “sekser të Kurtit”

Sekser të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”, e ka quajtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se PDK-ja kërkon me ngulm krijimin e komisionit për energjinë, teksa ngriti pyetjen nëse Berishaj ka bërë kontratë të re për shitblerjen e energjisë nga Kosova në Serbi.

“Këtë proces po e shoqëron një jo transparencë e madhe. Ne duam të shohim se cili ka qenë roli i sekserit të kryeministrit Kurti, Martin Berishës në procesin e shitblerjet së energjisë elektrike në Kosovë. Si ka ndërmjetësuar me mafien serbe, me kompanitë në Serbi dhe a ka pasur angazhim të ri në një kontratë të re për shitjen rreth 20 milionë euro thëngjill nga Kosova për këto kompani”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Për Tahirin, “është jashtëzakonisht skandaloze, ambasadori ynë shërben si një sekser i kryeministrit tonë mes tij dhe mafies serbe energjetike që me çdo ngulm pengon themelimin e komisionit hetimor për të hetuar zhvillimet energjetike në këtë periudhë kur qeveria ka ndarë 100 milionë euro”.

Sipas Tahirit, Berishaj që ishte edhe këshilltar i Kurtit, tashmë është punëtor a këshilltar i një kompanie energjetike në Serbi, që sipas raportimeve e ka paguar ambasadorin tonë deri në 600 mijë euro.

“Del në pah që kjo kompani po ashtu gjatë periudhës së fundit dyvjeçare kur në KEK është vendosur një menaxhment i ri në Qeverinë Kurti 1 kanë bashkëpunuar me këto kompani në Serbi, dhe kjo kompani GEN dega në Serbi i ka shitë energji elektrike Kosovës dhe ka blerë energji nga Kosova. Kjo është jashtëzakonisht skandaloze”, shtoi ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles