Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, derisa ka folur për procesin e Vettingut në drejtësi, iu drejtua ministres së këtij dikasteri, Albulena Haxhiut, se sipas tij BE-ja nuk mund t’i lë të zhvillohet ky proces “derisa ka staf të kriminalizum”.
Tahiri aludoi në vëllain e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut, për të cilin tha se merret me fajde.
“Ki staf, njerëz të kriminalizum, vëllai i zv/ministrit i involvum në fajde, jep pare me fajde, qet harraq, është ministër i drejtësisë. Ku me të lënë BE-ja me bë Vetting, me u marr me konfiskim. Ju jeni kompromitum. Është e pamundshme…”, tha Tahiri./Gazeta Enigma/