Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri ka thënë se duhet të diskutojnë në Kuvend se si terroristi, Milan Radoiçiq, ka vendosur për pagën minimale të Kosovës.
“Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend. Zëvendësministri i Drejtësisë, paska qenë edhe më Mimozën edhe me Radoiçiqin. Ky Kuvend është i kriminalizur, vendimmarrje ka marr kryeterroristi Radoiçiqi”, tha Tahiri.
“Si mund të vazhdojë kjo legjislaturë kur kemi aq thellë të involvuar terroristë. Ne sot e kemi vazhdimin e seancës por do të kërkojmë vazhdimin e kësaj çështje, që të gjithë deputetët të flasin lidhur me këtë”, shtoi tutje ai. / Gazeta Enigma.