Tajlanda ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se pasaporta e Kosovës po fuqizohet.
“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën.
Lajmin për këtë fillimisht e dha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.