Po mbahet mbledhja e shtatë e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipëri, derisa këto dy vende kanë arritur marrëveshjen e parë, raporton Gazeta Enigma.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë mbledhje ka prezantuar marrëveshjen ndërmjet këshillimit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, për zbatimin e lehtësirave në procedurat doganore
Kurti potencoi edhe qëllimin e kësaj marrëveshje.
“Unë sot po prezantoj marrëveshjen ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, për zbatimin e lehtësirave në procedurat doganore. Qëllimi i kësaj marrëveshje është thjeshtimi i kryerjeve të procedurave doganore, zvogëlimi i pritjes në pikat doganore. Kjo marrëveshje parasheh vendosjen e zyrës doganore të Kosovës në portin e Durrësit”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/.