Takimi me liderët partiakë – Osmani tregon cili ishte fokusi i bisedës

Takimi me liderët partiakë – Osmani tregon cili ishte fokusi i bisedës

Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit që ka pasur me liderë e partive në Kosovë, pjesë e të cilit ishin kryetari i VV-së, Albin Kurti, ai i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Osmani tha se fokusi i saj në këtë takim ka qenë kostituimi i Kuvendit. “Kishte disponim minimal, por me kalimin e kohës, besoj se do të rritet”.

“Edhe sot i kam inkurajuar partitë politike të gjejnë zgjedhje të përbashkët. Ky është vetëm takimi i parë, nëse është e nevojshme do të takoj edhe liderët veç e veç, këto takime nuk janë për formimin e qeverisë, por për konstituimin e Kuvendit. Disa prej pasojave që po ballafaqohet vendi ynë si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit është zvarritja e procesit të planit të zgjerimit të BE-së, pra po flasim për diku rreth 900 milionë euro do të ishte përfitimi sikur Kosova ta ratifikonte marrëveshjen me BE-në”, tha ajo.

Ajo tha se ky ishte vetëm takimi i parë, dhe “nëse është e nevojshme do t’i takojë edhe liderët veç e veç”. Osmani la të kuptohet se do ketë edhe takime të tjera, gjatë ditëve në vazhdim.

Related Articles