Cristiano Ronaldo dje nuk arriti të shënonte penalltinë ndaj Sllovenisë, gjatë kohës së rregullt, në ndeshjet qe po zhvillohen në Euro 2024.
Pas dështimit të tij, vëmendje ka tërhequr një grafikë që u shfaq në njërin prej mediumeve më të mëdha në botë, në BBC.
Sipas këtij mbishkrimi tallej Ronaldo, duke luajtur me fjalët në gjuhën angleze.
“Missitiano Penaldo”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur si formë shakaje për shpërdorimin e penaltisë.
Megjithatë kjo ka ngjallur pakënaqësi tek përkrahësit e Ronaldos, të cilët kanë kërkuar që dikush të jap përgjegjësi për këtë veprim.
Portugalia mbrëmë mposhti Slloveninë, vetëm pas pentalltive të shënuara. /Gazeta Enigma