Me përditësimin e fundit ka ndryshuar renditja e kandidatëve edhe në koalicionin “Për Kosovën Fituese”, raporton Gazeta Enigma.
Sipas këtyre të dhënave, AAK-ja ka fituar pesë mandate, kurse Nisma 3.
Deri më tani më i votuar në këtë koalicion është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me 36 mijë e 177 vota.
Pas tij renditet, Fatmir Limaj me 21 mijë e 668 vota, Daut Haradinaj me 20 mijë e 771 vota, Time Kadriaj me 12 mijë e 359 vota, Bekë Berisha me 12 mijë e 339 vota, Arbresha Krasniqi(Nisma) me 10 mijë e 720 vota., Vesel Krasniqi(Nisma) me 100349 vota.