Të dielën fillon numërimi i votave të diasporës

Të dielën fillon numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të dielën në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga diaspora, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

Janë mbi nëntë mijë pako me fletëvotime nga diaspora të aprovuar, ndërkaq janë refuzuar mbi një mijë të tjera.

“Ju njoftoj se nesër (e diele, 24 tetor, ora 11:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në ndërkohë, kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur të shunen se përmes postës kanë ardhur 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë. Prej tyre, KQZ-ja ka aprovuar vetëm 9 mijë e 610 pako, teksa janë refuzuar 1.324 të tjera.

“Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në email dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë  10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës”.

“Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”, ka thënë Ahmetaj, në mbledhjen e sotme të KQZ-së./Gazeta Enigma/

Related Articles