Ishte një defekt i liftit që ka sjellur deri tek ngujimi i minatorëve të ndërrimit të tretë, mbrëmë për plot 15 orë.
Të gjithë minatorët dolën shëndosh e mirë pas shumë orësh të izoluar rreth 900 metra nën tokë.
Ngujimi nën tokë, nuk e pengoi asnjërin nga ata që ta vazhdonin agjërimin.
Të pyetur se si u gjindën në syfyr mbrëmë, ata treguan se kishin ushqim me vete, dhe vazhduan të agjëronin sikurse ditëve të tjera, ani pse ishin rreth 900 metra nën tokë.