Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti ka deklaruar se nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit së 11-vjeçares në Prishtinë.
“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë. #Asnjëmë”, shkroi ajo në Facebook.