Të mërkuren mbildhet KQZ, certifikohen rezultatet për komunën e Prizrenit dhe Kllokotit

Të mërkuren mbildhet KQZ, certifikohen rezultatet për komunën e Prizrenit dhe Kllokotit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet të mërkuren për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për komunën e  Prizrenit dhe Kllokotit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 1 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, KQZ më 23 nëntor certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 18 nga 21 Komunat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marr vendim për certifikimin e këtyre rezultateve pas konfirmimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, me përjashtim të rezultateve të kandidatëve të për Kryetar të Komunës së Dragashit, Prizrenit dhe Kllokotit.

Kurse, të mërkuren certifikohen edhe dy komunat ajo e Przrenit dhe e Kllokotit, ndërsa Komuna e Dragashit shkoi në rivotim të votave nga diaspora më 29 nëntor./Gazeta Enigma/

Related Articles